Ylli portugez ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga “Zonja e Vjetër”, dhe këtë gjë dëshiron ta bëjë sa më shpejt që është e mundur.
Cristiano Ronaldo është larguar nga qendra e seancave stërvitore të Juventusit pas 40 minutave që i shpenzoi aty për t’i përshëndetur shokët e tij të skuadrës, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Dëshira e vetme e yllit portugez është që ta largohet nga gjiganti italian gjatë orëve në vazhdim.
Nuk do të ketë seancë stërvitore sot, pasi që Ronaldo është duke e pritur agjentin e tij, Jorge Mendes që të arrijë me kontratën verbale nga kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City.