Ronaldo njofton shokët e skuadrës për largimin nga Juventusi

Futboll

Ronaldo njofton shokët e skuadrës për largimin nga Juventusi

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:18
Ronaldo zbraz vitrinat në dhomën e zhveshjes dhe njofton shokët e skuadrës për largimin nga Juventusi

Mungon vetëm zyrtarizimi, Kristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. 

Mediat italiane raportojnë se CR7 ka zbrazur dollapin e tij në dhomat e zhveshjes në qendrën stërvitore “Continassa”, duke njoftuar klubin se koha e tij me bardhezinjtë ka mbaruar.

Sipas “Sky Sport Italia”, kapiteni i Portugalisë ka zbrazur dollapin e tij në dhomën e zhveshjes dhe nuk do të jetë në dispozicion kur Juventusi të luajë kundër Empolit këtë fundjavë.

Gazetari Xhanluka Di Marcio pretendon se Ronaldo i ka komunikuar drejtuesve bardhezinj dhe shokëve të skuadrës se nuk dëshiron të luajë më për “Zonjën e Vjetër”, teksa do të largohet për të nisur një aventurë të re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat