Andre Villas Boas është aktualisht pa ekip pas ndarjes problematike me Marseille, por dëshira për t’u kthyer në drejtim të një skuadre është e madhe.
Ish-trajneri i Chelsea, Porto dhe Zenit ka deklaruar se do t’i pëlqente të drejtonte një kombëtare në Botërorin e Katarit.
“Do të doja me të vërtetë të bëja një hap të tillë. Natyrisht, si profesionist duhet të jem i hapur për çdo zgjidhje”, ka shpjeguar Villas-Boas.
“Kampionatet sapo kanë filluar dhe merkato është mbyllur në këtë aspekt. Megjithatë, unë jam më i orientuar nga kombëtaret, do të më pëlqente. Kam menduar gjithmonë për një karrierë 15-vjeçare si trajner”.
Portugezi ka zbuluar ëndrrën e tij: “Do të më pëlqente të merrja pjesë në Botëror, ndoshta atë që do të zhvillohet në Katar. Kam refuzuar dy oferta nga dy klube sepse po pres rastin e duhur”, ka përfunduar Villas-Boas për SapoDesport".