Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, pas transferimit të Correa, u shpreh se merkato e skuadrës zikaltër mund të konsiderohet e mbyllur, duke befasuar me këtë deklaratë tifozët, që prisnin të tjera lajme.
“Mendoj se nuk do të ketë më asnjë transferim të rëndësishëm tek Interi.
Grupi është i kompletuar dhe nuk do të ketë përforcime të tjera”, tha Marotta për “Sky Sports”.
“Kemi një ekip më shumë kampionë, kemi bërë përforcimet e duhura për të zëvendësuar lojtarët e larguar. Mendoj se kemi vepruar mirë, duke mos e vënë klubin në vështirësi financiare”, tha Marotta.