Në “Kontinaza” dje ishte një ditë dyndjesh menaxherësh, duke qenë se pas lajmit se Cristiano Ronaldo kërkon largimin nga Juventusi.
Shumë agjentë kanë vrapuar për të propozuar disa prej klientëve të tyre, ndonëse nga krerët e lartë bardhezi u prit veçmas vetëm Mino Raiola.
Menaxheri i “shtëpisë”, i cili siç dihet është mik i ngushtë me zëvendëspresidentin, Pavel Nedved, ka kërkuar të ndihmojë Juven dhe i ka propozuar dhe garantuar se nëse Ronaldo largohet edhe në orët e fundit të merkatos, ai do rikthejë në Torino Mois Kenin, i cili ka qenë një nga dëshirat e para të trajnerit Alegri, pas rikthimit te Juventusi.
Ndërkohë, emri i ri është ai i Luka Joviçit, serbit në pronësi të Realit, por edhe Mauro Ikardi nuk mund të mungojë kurrë.