UEFA shpall lojtarin më të mirë

Futboll

UEFA shpall lojtarin më të mirë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:48
UEFA shpall lojtarin më të mirë

Gerard Moreno është shpërblyer nga UEFA, me çmimin futbollisti më i mirë i edicionit 2020/21 të Evropa Ligës.

Një çmim shumë i merituar ky për sulmuesin që shkëlqeu sezonin e kaluar me Villarrealin duke fituar edhe trofeun në fund.

29-vjeçari, realizoi shtatë gola dhe katër asistime në 12 ndeshje të zhvilluara në Evropa Ligë.

Në ndërkohë së shpejti do të hidhet shorti për edicionin e ri të këtij kompeticioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat