Po iku te Manchester City, do të më thyente zemrën! Ja kush e thotë

Futboll

Po iku te Manchester City, do të më thyente zemrën! Ja kush e thotë

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:08
Po iku te Manchester City, do të më thyente zemrën!  Ja kush e thotë

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi dhe të mbërrijë te Manchester City, për t’u vendosur nën urdhërat e Guardiolës.

Padyshim që nëse portugezi vendos përfundimisht për lamtumirën nga bardhezinjtë, aventura e re do të ishte në “Premier League”.

Kjo lëvizje do të ngjallte urrejtjen e madhe të tifozëve të Manchester United, që dikur e kishin idhullin e tyre këtë sulmues.

A do të shkojë Ronaldo te rivalët e përjetshëm për t’i zhgënjyer tërësisht? Tifozi i njohur dhe i çmendur i “djajëve të kuq”, Goldstein, është shprehur se Cantona nuk do të dilte më në qytet nëse bënte një lëvizje të ngjashme.

“Do të më thyente zemrën. E di që tingëllon si ekstreme, por nëse Ronaldo shkon te Manchester City, për mua është i vd.ekur. Ai do të fshihej nga Manchester United. Nuk duhet të shkoj te City. Ka gjëra nuk bëhen në karrierë. As që duhet ta mendojë këtë lëvizje. Eric Cantona nuk do të shkonte në qytet më për një milion vjet”, tha Goldstein.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat