Flamurtari prezanton 4 emra

Futboll

Flamurtari prezanton 4 emra

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 13:14
Flamurtari prezanton 4 emra

Lëvizje surprizë në merkato, Flamurtari ka zyrtarizuar mëngjesin e ditës së sotme 4 futbollistë cilësorë që do të veshin fanellën e ekipit kuqezi në sezonin e ri, në Kategorinë e Dytë.

Ditmar Bicaj, Andi Ribaj, Olsi Gocaj dhe Lejdi Liçaj, rikthehen në klubin vlonjat.

Të katër këta futbollistë në të kaluarën kanë një eksperiencë goxha të madhe në elitën e futbollit shqiptar, teksa tashmë do të ndihmojnë klubin vlonjat, të ringrihet, pas periudhës së errët që kaloi.

Lajmi për zyrtarizimin e këtyre futbollistëve u konfirmuar nga vetë Flamurtari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat