Vjosa e Shtimes përforcohet me futbollistin Albinot Kozmaqi. Shtimmjanët vazhdojnë me përforcimet dhe me synime që të luftojnë për kreun e tabelës në ligën e dytë.
“Përforcimi i radhës në KF Vjosa është mesfushori Albinot Kozmaqi.
Albinoti është lojtar që vjen nga KF Ramiz Sadiku i Prishtinës, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.
Albinoti ka qenë pjesë e grumbullimit të kombëtares së Kosovës në futboll për U13, U15, U17.
Albinoti do të kontriboj që mesfusha të jetë më e kreative, dhe më e rrezikshme para portës”, njofton KF Vjosa.