Futbollisti Festim Haxhiu është rikthyer në KF Llapi nga Podujeva.
Lajmi konfirmohet edhe nga vet klubi. Ai është një talent i madh që pritet shumë prej tij.
"Mirë se u riktheve në shtëpi Festim Haxhiu!
Mesfushori tanimë me përvojë edhe në Superligë, së fundmi pjesë e Besës, 18 vjeçari Festim Haxhiu është rikthyer tek Llapi
Skuadra e Llapit ka rikthyer në radhët e veta pas një viti mesfushorin defanziv, Festim Haxhiu. Haxhiu ishte pjesë e Superligës, ku në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit të Besës nga Peja. Rikthimin e tij e ka mirëpritur kryetrajneri Tahir Batatina, i cili e ka blinduar me kontratë afatgjate 3 vjeçare.
Festim Haxhiu është fëmijë i rritur dhe zhvilluar në Akademinë e Llapit. I lindur më 18 qershor 2003, mesfushori i gjatë 1.86 m pjesën e zhvillimit e ka kryer tek Akademia e Llapit, duke kaluar të gjitha kategoritë e reja, si dhe ishte pjesë e ekipit U-19 për një edicion. Më pas ai iu bashkua Besës nga Peja, duke zhvilluar edhe 11 ndeshje me ekipin e parë.
Haxhiu do të jetë pjesë e ekipit të parë këtë edicion si dhe ka të drejtë të luaj edhe me ekipin U-19!", njofton KF Llapi.