FC Prishtina do të luajë ndaj Ballkanit në derbin e fundjavës..
Tifogrupi i skuadres nga kryeqyteti “Plisat” kanë ftuar të gjithë tifozët për përkrahjen e klubit të zemres.
“T’dilleën jugu na pret, Prishtina luan kundër Ballkanit. Përkrahja jonë nuk do t’i mungojë asnjëherë klubit të zemrës, prandaj t’dielën shihemi prej orës 15:00 në Fan Club ku edhe bëhet shpërndarja e biletave. Ndeshja fillon në ora 17:00”, kanë shkruar në llogarinë e Facebookut.
Të dy skuadrat kanë barazuar në ndeshjet hapëse të Superligës dhe po luftojnë për të marrë pikë të plota.