Guardiola flet për situatën e Ronaldos

Futboll

Guardiola flet për situatën e Ronaldos

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 16:01
Guardiola flet për situatën e Ronaldos

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola së fundmi ka folur për sulmuesin Cristiano Ronaldo, i cili është lidhur me një transferim te Manchester City.

Ronaldo me gjitha gjasa do të largohet këtë verë nga Juventusi, ku tashmë ia ka komunikuar edhe drejtuesve të klubit dhe trajnerit Massimiliano Allegrit.

Destinacioni i ardhshëm i sulmuesit portugez pritet të jetë Manchester City, pasi thuhet se palët kanë arritur marrëveshje personale.

Për situatën e lojtarit ka folur edhe vet trajneri i Cityt, Guardiola, i cili ka thënë se gjithçka mund të ndodh.

“Në tre ose katër ditë gjithçka mund të ndodhë”.

“Ka pak lojtarë, përfshirë Ronaldon të cilët vendosin se ku do të luajnë”.

“Ka shumë gjëra që janë larg”, ka thënë Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat