Të enjten është hedhur shori i fazës me grupe të Champions League 2021/22.
Një grup i përballueshëm për Juventus, më i vështirë për Inter, Atalanta dhe veçanërisht Milan.
Ish-mbrojtësi i bardhezinjve, Andrea Barzagli, ka folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me atë që duhet të jetë ecuria e skuadrës së Allegrit në Champions League.
“Potenciali i Juventus-it është gjithmonë që të arrijë të paktën në çerektinale. Për ekipin që ka, 1/8-at duhet t’i kalojë pa probleme, edhe pa Ronaldo-n”, ka thënë Barzagli.
“Nga aty e në vazhdim ndikojnë faktorë të tjerë përveç cilësisë së ekipit: momenti i formës, fati, kundërshtari dhe gjendja në të cilët ndodhet kundërshtari”.
Të shohim se çfarë do të bëjë Juventus, që ka rënë në grup me Chelsea, Zenit dhe Malmo.