Njëra ndër skuadrat më të suksesshme në historinë e Superligës së Kosovës, FC Feronikeli, nuk e fillojë në mënyrë pozitive stinorin e ri, duke humbur 2-1 ndaj Dritës.
Njëri ndër transferimet e fundit te kjo skuadres, Behar Maliqi, ka thënë për Gazeta “Sheshi” se janë duke u stërvitur maksimalisht për ndeshjet e radhes.
“Kam synime personale që të kem paraqitje sa më të mira në klub dhe t’i arrijë qëllimet që i kemi”, është shprehur ai.
Maliqi ka thënë tutje se skuadra do të mundohet që të ketë paraqitje sa më të mira dhe mbetja në Ligë është qëllimi primar i tyre.
“Sigurisht që nëse kemi fat dhe na jepet mundësia për të luftuar në ndonjë kupë, atëherë do ta shfrytëzojmë atë”.
I pyetur mbi atmosferën në klub, 34 vjeçari tha: “Atmosfera është shumë e mirë, jemi disa lojtarë me përvojë dhe disa të rinj në skuader.
Ky është një kombinim i mirë dhe në çdo ndeshje futemi me qëllimin për të nxjerrë rezultat pozitiv, këtë gjë do ta bëjmë edhe ndaj Gjilanit”.