Cristiano Ronaldo nga tash mund të llogaritet si lojtar i Manchester United.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin e Juventusin, pasi është korrespodent në “Goal” nga ky klub.
Agresti ka shkruar në “Twitter” se marrëveshja tashmë është arritur.
“Marrëveshja u krye: CR7 bashkohet me Man United” – ka shkruar Agresti.
Manchester United raportohet se do të paguajë 25 milionë euro për sulmuesin portugez.
36-vjeçari me “Djajtë e Kuq” do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare.