PSG dhe Man City në ‘luftë’ për Haaland

Futboll

PSG dhe Man City në ‘luftë’ për Haaland

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 18:08
Erling Haaland

Ekipi francez, Paris Saint-Germain ka kontaktuar me agjentin e Erling Haaland, raporton ‘The Telegraph’.

Sulmuesi i Borussia Dortmund është zgjedhja e preferuar e skuadrës franceze për të zëvendësuar Kylian Mbappe, nëse ai transferohet në Real Madrid para mbylljes së dritares së transferimit.

Dortmund ka këmbëngulur se ata nuk duan të shesin lojtarin norvegjez, por PSG ka kontaktuar me Mino Raiola për të diskutuar disponueshmërinë e klientit të tij.

Në anën tjetër siç raporton ‘Corriere Dello Sport’, edhe Manchester City mund të futet në garë për shërbimet e sulmuesit, pasi ata u tërhoqën nga gara për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiola është në kërkim të një sulmuesi që të ketë patjetër në skuadër këtë sezon.

Haaland aktualisht ka një kontratë me Borussia dhe një klauzolë lirimi prej 75 milion eurosh që do të aktivizohet në janar të 2022.

Sidoqoftë, Dortmund kërkojnë një shifër rreth 150 milion euro për të liruar futbollistin këtë merkato, shifër kjo që dy gjigantët mund të përballojnë.

PSG me paratë e Mbappes mund të bëjnë një ofertë aq as kërkon ekipi gjerman, gjersa edhe Man City është e gatshme që të ofroj po kaq para, pasi siç dihet që ata i kishin 150 milion euro të gatshme për të transferuar Harry Kane, megjithatë klubi i Spurs vendosi që ta mbajë anglezin në skuadër.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, megjithatë ajo çfarë dihet deri tani këtë merkato, është se kjo është merkato më e çmendur ndonjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat