Milani kthehet në Champions League pas një pushimi prej shtatë vitesh, por nuk do të jetë e lehtë për "rossonerët" sepse janë në "grupin e vdekjes" me Atletico Madrid, Liverpool dhe Porto.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha se Milani hyn në çdo garë me ambiciet më të mëdha.
“Grupi është frymëzues dhe mjaft i vështirë, por ne jemi Milani dhe është logjike që vetë emri të na detyrojë të hyjmë në çdo garë me ambiciet më të mëdha.
Ne jemi në një grup me klube që kanë shkruar histori. Mezi presim fillimin e garave. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjëra të mëdha" tha Pioli.