Kjo merkato e verës ka qenë po aq e nxehtë sa edhe vetë temperaturat e larta.
Nga Lionel Mesi te Kristiano Ronaldo, në këtë periudhë kanë lëvizur edhe dy futbollistët më të mirë në botë.
Ndërkohë që nga Spanja pritet zyrtarizimi i Mbapes te Reali i Madridit, PSG do të përfitojë rreth 180 milionë euro.
Por nëse francezët kishin llogaritur sulmin e frikshëm Mbape-Neymar-Mesi me ardhjen e yllit argjentinas, plani duket se është prishur. Të paktën në emra, pasi ekipi i Pochetino nuk do të ndalet këtu.
PSG është duke përgatitur ofertën për Haland duke ofruar 160 milionë euro për të, me “bomb.ën” e fundit që pritet të përmbyll merkaton e verës.