Cristiano Ronaldo do të kthehet përsëri si i “shtëpisë” në “Old Traford”, një stadium ku u bë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, kur nën drejtimin e Aleks Ferguson dominonte futbollin anglez dhe shkonte deri në majat e atij europian me Manchester Utd.
Por 24 orë më parë, të gjithë ishin të bindur se e ardhmja e tij do të ishte te Manchester City
Një tradhti e madhe të cilën tifozët vështirë se do ta kapërdinin dhe për të cilët ishte e paimagjinueshme.
Një prej tyre, duket e ka marrë aq seriozisht sa nuk ka pritur zyrtarizimin dhe që ditën e djeshme dogjin fanellën e vjetër që kishte të yllit portugezi.