Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në sfidën dramatike, me rezultat 3:2 ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga I.
Pesë golat bien në pjesën e dytë të ballafaqimit.
Hoffenheim barazon rezultatin në fund të takimit, por Erling Haaland doli në skenë dhe menjëherë kundërpërgjigjet (90+1’), duke i siguruar fitoren Dortmundit.
Për Dormundin shënuan futbollistët Reyna (49'), Bellingham (69'), Haaland (90+1’) dhe për Hoffenheim realizoi Baumgartner (61') e Dabbur (90’).
Dortmundi merr përkohësisht kreun e tabelës, duke tubuar 6 pikë, ndërsa Hoffenheim bie në pozitën e katërt me 4 sosh.