Skuadra e Interit kthehet me tre pikë të mëdha në kuadër të javës së dytë të Serie A.
Zikaltrit shënuan fitore me përmbysje, me rezultat 3:1 ndaj Veronës.
Futbollisti Joaquin Correa debuton me dy gola në fanellën e Interit.
Vendasit avancuan me golin e Iliç në minutën e 15-të.
Në pjesën e dytë, kampioni këndellet dhe përmbysi epërsinë e Veronës, duke iu falënderuar golave të Martinez (47'), Correa (83' e 90+4’) .
Interi kryeson me 6 pikë, ndërsa Verona pëson humbjen e dytë dhe renditet në të 19-tin me 0 pikë.