Adana Demirspor dhe Konyaspor kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Superligën e Turqisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Yeni Adana Stadyumu” ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Britt Assombalonga shënoi për vendasit, kurse Abdulkerim Bardakci për mysafirët.
Vlen të theksohet se edhe në këtë ndeshje titullar te Adana Demirspor ishte Arijanet Muric, për të cilin është kjo ndeshja e tretë radhazi që kompleton tërë ndeshjen.
Kurse, te Konyaspori për tërë ndeshjen në fushë ishte sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, teksa Endri Çekiçi luajti për 79 minuta dhe pastaj u zëvendësua nga shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Erdon Daci.
Edhe reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, ishte titullar te skuadra mysafire dhe sonte kompletoi 79 minuta lojë.
Ndryshe, Adana Demirspor renditet e 12-ta me 2 pikë, kurse Konyaspor është lider me 7 pikë.