Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United, aty ku u formësua si lojtar dhe u dëshmua në skenën e futbollit botëror.
Dje u arrit marrëveshja dhe Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq” për të paktën dy sezone.
Ndërkohë, përfitimet e Manchester United me transferimin e Ronaldos janë parë qysh në orët e para.
Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.
Sipas Joe Pompliano, aksionet e Manchester United janë rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.