Sot starton xhiro e tretë në Premier Ligë.
Man City e pret Arsenalin sot nga ora 13:30 në kuadër të ndeshjes hapëse të xhiros së tretë.
Vendasit vijnë në këtë duel pas suksesit 5-0 javën e kaluar ndaj Norwichit dhe dëshirojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Në anën tjetër “Topçinjtë” e kanë nisur keq edicionin e ri duke pësuar humbje në dy ndeshjet e para dhe synojnë të rikthehen te sukseset.
‘Citizens’ do të jenë në këtë duel pa disa futbollistë të rëndësishëm si: Kevin De Bruyne dhe Phil Foden shkaku i lëndimeve, ndërsa edhe Benjamin Mendy mungon shkaku i suspendimit.
Te ‘Gunners’ rikthehen në ekip dy sulmuesit Pierre Emerick Aubameyan dhe Alexandre Lacazette ndërsa do të mungojë mbrojtësi Ben White.
Pritet një përballje e zjarrtë, me futboll të bukur siç ndodh pothuajse gjithmonë sa herë ballafaqohen këto dy skuadra mes vete.
Kampionët e Anglisë llogariten favorit në këtë duel, por ekipi i Mikel Artetës është i uritur të rikthehet te rezultatet pozitive.
Formacioni i mundshëm i Man Cityt: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Gundogan, Grealish; Mahrez, Jesus, Sterling
Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Leno; Cedric, Holding, Mari, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang