Sot zhvillohet derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Chelsea.
Liverpooli e pret Chelsean sot nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së tretë të Premier Ligës.
Të dyja ekipet e kanë nisur në mënyrë fantastike edicionin e ri duke realizuar dy fitore në dy ndeshjet e para, dhe sot synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive.
Vendasit kanë rikthyer stabilitetin në mbrojtje pas rikthimit nga lëndimi të Virgil Van Dijk, ndërsa në sulm janë të udhëhequr nga dyshja Mohamed Salah – Sadio Mane.
Në anën tjetër “Blutë” me një ekip kompakte në të gjitha repartet në krye me liderin Romelu Lukaku synojnë të marrin tre pikë në shtëpi sot.
Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat Liverpooli ka tri fitore ndërsa Chelsea dy.
Pritet një ndeshjet e rivalizuar deri në fund duke marrë parasysh yjet e shumtë që kanë në ekip të dyja skuadrat.
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Fabinho, Henderson, Thiago; Salah, Jota, Mane
Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Alonso; Mount, Havertz; Lukaku