Bundesligja gjermane vazhdon sot me ndeshjet në kuadër të xhiros së tretë të sezonit të ri 2021/22, ku takimi më interesante pritet të jetë ajo mes Bayern Munich dhe Hertha Berlin.
Me fillim nga ora 18:30 në stadiumin “Allianz Arena”, gjiganti gjerman Bayern Munich do të zhvillojë ndeshjen e tretë të këtij sezoni, ku e pret në shtëpi skuadrën e Hertha Berlin.
Pas dy xhirove të zhvilluara, Bayerni ka regjistruar një fitore dhe një barazim, duke arkëtuar katër pikë dhe duke u pozicionuar në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Hertha Berlini nuk e ka nisur këtë edicion në mënyrën më të mirë, pasi që është skuadra e vetme në Bundesligan gjermane që nuk ka arritur të arkëtoj asnjë pikë. Hertha Berlin deri tani ka regjistruar dy humbje, një kundër Wolfsburg dhe tjetrën kundër Koln.