Rio Ferdinand nuk ka dyshime, Edison Kavani, e ka marrë vendimin për t’i liruar fanellën me numrin 7 Cristiano Ronaldos, pas rikthimit te Manchester Utd.
Këtë gjë, ish-mbrojtësi legjendar i Junajtid, e ka zbuluar padashje gjatë një bashkëbisedimi në emisionin e tij në “Youtube”.
“Vetëm të mendosh se Kavani mund të jetë rezervë për Ronaldon, është e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Ferdinand. “Cavani, më duhet të them, çfarë njeriu! Ai pa se kush po vinte dhe hoqi dorë nga fanella me numrin 7”, deklaroi legjenda e Junajtid.
Tifozët e “Djajve të Kuq” kanë kërkuar që Marsial t’i lë numrin 9 Kavanit dhe ky i fundit ta pasoj numrin 7 te Ronaldo. Një procedurë që me shumë gjasa pritet të ndodhë në ditët në vijim.