La Liga spanjolle vazhdon sot me xhiron e tretë të sezonit të ri 2021/22, ku në kuadër të programit të sotëm ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Real Betis dhe Real Madrid.
Këtë ligë, sot do ta hap ndeshja mes Celta Vigos dhe Athletic Bilbaos, ndeshje kjo që fillon nga ora 17:00, kurse programin do ta mbyll takimi me Real Betis dhe Real Madrid, që zhvillohet me fillim nga ora 22:00.
Skuadra e Betis do ta zhvillojë ndeshjen e sotme si vendas në stadiumin “Benito Villamarin”, dhe do ta kërkoj fitoren e parë këtë edicion kundër gjigantit Real Madrid.
Pas dy xhirove, tabelën e kryeson skuadra e Valencias me shtatë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Mallorcas në vend të dytë. Real Madridi zë vendin e pestë me një fitore dhe një barazim, kurse skuadra e Real Betisit gjendet në vendin e 10 me dy barazime.
Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.
17:00 Celta Vigo – Athletic Bilbao (Stadiumi Balaídos)
19:30 Elche – Sevilla (Stadiumi Manuel Martínez Valero)
19:30 Real Sociedad – Levante (Stadiumi Reale Seguros)
22:00 Real Betis – Real Madrid (Stadiumi Benito Villamarín).