Ylli portugez u largua nga Juventusi ditën e djeshme, teksa “Djajtë e Kuq” konfirmuan kthimin e tij në klub.
Tifozët e Manchester Utd që shpresojnë ta shikojnë CR7 në fushë që këtë të diel, kur skuadra e Solskjaerit të përballen me Wolees do të mbeten të zhgënjyer.
Pas javës së tretë, klubet do të jenë pushim sa i përket ndeshjeve në kampionate, për t’iu lënë vendin kombëtareve. Ronaldo do të paraqitet me Portugalinë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet në Katar në fund të vitit të ardhshëm.
Ndeshja e parë e Junajtid pas pushimit është në shtëpi ndaj Newcastle më 11 shtator dhe Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë aty.