Manchester City – Arsenal, është ndeshja që hap sot (e shtunë) javën e tretë në Premier Ligë.
Kampioni në fuqi anglez në këtë ndeshje vjen pas fitores ndaj Norwich Cityt, teksa në javën e parë regjistruan humbje nga Tottenham Hotspur.
Kurse, Arsenali nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri në kampionatin anglez, pasi regjistroi humbje nga Brentford dhe Chelsea.
Pep Guardiola sot nuk do të mund të llogarisë në dy të lënduarit, Kevin De Bruyne e Phil Foden, teksa Benjam Mendy do të mungojë pasi u suspendua nga klubi.
Në anën tjetër, Mikel Arteta sot nuk do t’i ketë në dispozicion dy të lënduarit, Eddie Nketiah e Thomas Partey, teksa Ben White mungon shkaku i infektimit me koronavirus.
Formacionet e mundshme:
Manchester City: Ederson Moraes, Kyle Walker, Ruben Dias, Aymeric Laporte, Joao Cancelo, Bernardo Silva, Rodri, Jack Grealish, Gabriel Jesus, Ferran Torres, Raheem Sterling.
Arsenal: Bernd Leno, Cedric Soares, Rob Holding, Pablo Mari, Nuno Tavares, Albert Sambi Lokonga, Granit Xhaka, Nicolas Pepe, Martin Odegaard, Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette.