Kampioni në fuqi italian, Interi, regjistroi edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi fitore me përmbysje ndaj Hellas Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë.
Ndeshje e zhvilluar sonte në “Marc’ Antoni Bentegodi” përfundoi me rezultatin 1-3.
Ivan Ilic shënoi fillimisht për vendasit në minutën e 15-të, teksa golat e përmbysjes dhe të fitores për “Nerazzurrët” u shënuan në minutat 47, 83 dhe 90+4 nga Lautaro Martinez dhe përforcimi i fundit, Joaquin Correa, i cili edhe debutoi sonte me dy gola.
Edhe pse hyri si zëvendësues në minutën e 74-të, Correa u vlerësua më së larti falë golave të shënuara. Ai mori notën 8.5.