Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, ku pas 45’ minutave kampioni i Premier Ligës angleze ka shënuar tre gola në stadiumin “Etihad”.
Fillimisht, ishte mesfushori Ilkay Gundogan i cili e zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol në minutën e 7’, kurse pesë minuta më vonë, Torres shënon për 2:0.
Golin e fundit në pjesën e parë e shënoi sulmuesi Gabriel Jesus, i cili në minutën e 43’ nga një asistim i Grealish thellon epërsinë në 3:0.
Problemet nuk u ndalën për skuadrën e Arsenalit, ku kapiteni dhe mesfushori kosovar Granit Xhaka pas një ndërhyrje të rrezikshme ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 35’.
Rezultati i pjesës së parë është 3:0 në favor të Manchester Cityt.