Ditë e keqe për lojtarin nga Kosova dhe reprezentuesin e Zvicrës, Granit Xhaka!
Ai bën atë që nuk bëhet dhe krejt papritur, duke shkaktuar një ndërhyrje të ashpër, që i kushtoi me karton të kuq në minutën e 36-të. Gjyqtari nuk e fali, e përjashtoi nga loja.
Arsenali i Xhakës pësoi debakël në “Etihad” me rezultat 5:0 nga Manchester City, kampion në fuqi, në takimin e javës së tretë të Premier League në futboll.

Një atmosferë impozante në Manchester, pesë gola dhe një karton i kuq, po ashtu revoltohen edhe tifozët e Arsenalit, sidomos pas kartonit të kuq të Xhakës, madje disa thonë pse nuk e shitët!
‘’Bëmë gabim që nuk e shitëm’’, apo ‘’Mungesë respekti ndaj shokëve dhe trajnerit’’ ishin disa nga komentet më pikante për Granit Xhakën.
Dy gola u shënuan për 12 minuta përmes Gundogan (7', shënon me kokë) e Torres (12').
3:0 në minutën e 43-të, duke iu falënderuar golit të Gabriel Jesus. Në minutën e 53-të, Rodri shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra në këndin e poshtëm të majtë, 4:0.

Torres vulos fitoren në minutën e 84-të, 5:0. ‘Topçinjtë’ poshtërohen me rezultat në Manchester, humbje që as laiku më i madh nuk e ka pritur.
Arsenali lere që nuk ka shënuar fitore në tri ndeshjet e para por nuk ka shënuar as gol ose plotë 270 minuta vuajnë për gola.
Manchester City kryeson me 6 pikë apo nga tre ndeshje ka dy fitore e një humbje, ndërsa Arsenali tri ndeshje po aq humbje, me goldallim negativ 0:9, renditet në pozitën e 20-të përkatësisht të fundit.