Në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Arsenalit tanimë dihet se kush do të jetë fituesi, ku vendasit kanë shënuar edhe golin e katërt në ndeshje.
Mesfushori Rodri ka shënuar për 4:0 në minutën e 53’, duke ia përkeqësuar punët Arsenalit me 10 lojtarë.
Në shenjë revolte kundër klubit dhe trajnerit, disa prej tifozëve të “Topçinjëve” janë larguar nga stadiumi, kurse pjesa e mbetur e tifozëve të tyre, në golin e katërt që e shënoi Rodri, filluan të festonin.
Videon e tifozëve të Arsenalit duke e festuar golin e Rodrit e gjeni më poshtë.
Arsenal fans celebrating Rodri's goal... Arteta must leave @KokuAnyidoho @kwekuedilson #MCIARS pic.twitter.com/Sz6vIrljbm
— Wuan Garry (@WuanGarry) August 28, 2021