Futbollisti Granit Xhaka nuk i shkoi me qëllim ashpër lojtarit të Manchester City, por gjyqtari Atkinson nuk e fali, e ndëshkoi me karton të kuq në minutën e 36-të.
Manchester Ciyt ka fituar derbin me rezultat 5:0 ndaj Arsenalit, në takimin e javës së tretë të Premier League, që u zhvillua në stadiumin “Etihad” para 52.276 shikuesve.
Faqja e specializuar për nota, “Sofascore”, Xhakën e vlerëson me notën me të dobët, 5.4.
Notat
Lojtar i ndeshjes është Ferran Torres, i cili vlerësohet me notë 8.9.
Torres me dy gola ndihmoi Manchester Cityn për të shënuar fitore të thellë, e cila kryeson tabelën me 6 pikë e Arsenali është në fund me 0 pikë.