Tashmë është zyrtare, Vokli Laroshi do të jetë portieri i ri i Partizanit. Gardiani 20-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ‘’demat’’ duke bërë një hap të madh në karrierë.
Prej kohësh Laroshi stërvitet me ekipin e Partizanit, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i tij. 20-vjeçari ishte më parë pjesë e Turbinës ku mbante dhe shiritin e kapiteni, gjithashtu është dhe portieri i Kombëtares Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.
Postimi i Partizanit
VOKLI LAROSHI FIRMOS ME PARTIZANIN
Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Vokli Laroshin.
Portieri i talentuar 20 vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë për tre vitet e ardhshme dhe bashkohet me Partizanin pas eksperiencës pozitive me ekipin e Turbinës.
Laroshi është një tjetër lojtar premtues që i shtohet talenteve të reja në skuadër. Njëkohësisht portieri cërrikas është edhe pjestar i ekipit tonë përfaqësues U-21 dhe është grumbulluar për sfidën zyrtare ndaj Republikës Çeke në program në 6 shtator.