Sipas Calciomercato.it, Filip Kostiq dëshiron të transferohet te Lazio dhe marrëveshja me Eintracht Frankfurt mund të arrihet mbi bazën e 15 milionë eurove.
Klubi gjerman e ka siguruar prej kohësh zëvendësuesin, pasi ka blerë Hauge nga Milan.
Megjithatë, ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy klubeve dhe Lazio ka marrë masat në rast se Kostiq nuk do të transferohet në Romë.
Sipas Messaggero, klubi bardhekaltër ka bllokuar Zaccagni e Verona-s me një ofertë prej 8 milionë eurosh plus 2 si bonus.
Nëse nuk do të merret Kostic, Lazio do të shkojë te Zaccagni.