Celhaka hedh firmën mbi kontratë, ja se për sa vite ka nënshkruar dhe numri që do mbajë te Legia!
Jurgen Celhaka ishte afrimi më i ri i Legias së Varshavës. Mesfushori i është bashkuar edhe lojtarit tjetër që doli nga bardheblutë, Ernest Muçi.
Të dy këta futbollistë do të jenë pjesë e kampionëve polak që në këtë sezon do të luajnë në grupet e “Europa League”.
Mbetej vetëm çështje orësh dhe ka mbërritur zyrtarizimi i Celhakës te Legia, duke hedhur firmën mbi kontratën 4-vjeçare. Kjo tregon më së miri besimin që kanë drejtuesit e klubit karshi tij, ndërsa do të mbajë mbi shpinë edhe fanellën me numër 16.