Shqiptari Elvis Rexhbeçaj me Bochum dolën duarthatë nga Koln, duke pësuar humbje me rezultat 2:1.
Koln bëri paraqitje të mirë dhe ndali tri pikë domethënëse në kuadër të javës së tretë të Bundesliga!
Futbollisti shqiptar, Rexhbeçaj, pati një ditë të keqe me ekipin e tij, të cilët pësuan golat në finish të takimit.
Golat u shënuan për Koln nga Schaub (82') e Lemperle (90+1') dhe për Bochum Zoller (90+3’).
Pas javës së tretë, Koln renditet në vend të katërt me 6 pikë dhe Bochum është i 10-ti me 3 sosh.