Gjyqtari me prejardhje nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, është caktuar që të referojë në derbin e madh të Zvicrës, mes Baselit dhe Young Boys nga Bernë.
Derbi i madh do të zhvillohet nesër në stadiumin "St. Jakob-Park" në Basel, duke filuar në orën 16.30.
Ky është derbi i javës së 5-të dhe pritet me padurim nga tifozët e të dy palëve.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentë Stephane De Almeida e Bekim Zogaj. Gjyqtari i katërt Tobias Thies.
Baseli aktualisht është në vend të dytë me 10 pikë dhe Young Boys renditet në të gjashtin me 4 sosh.