Pas sfidës ndërmjet Arsenalit dhe Manchester Cityt, Premier Liga angleze vazhdon sot edhe me një derbi tjetër të madh ku ballafaqohen Liverpooli dhe Chelsea.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:30 në stadiumin “Anfield Road”.
Të dy skuadra e mëdha angleze kanë nga gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para ku skuadra e Thomas Tuchel triumfoi ndaj Crystal Palace dhe Arsenalit, kurse ajo e Jurgen Klopp ndaj Norwich Cityt dhe Burnley.
Këto janë formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Elliot, Mane, Salah
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kante, Alonso, Mount, Havertz, Lukaku