Përfundojnë pjesët e parë në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Kosovës në futboll.
Malisheva në udhëtim po befason Ulpianën e Lipjanit, ndeshje që po luhet në Therandë.
Në minutën e 31-të, Malisheva kalon në epërsi duke iu falënderuar golit të Hasan Hysenit, i cili realizon gol të bukur nga distanca, pasi edhe portieri Blakçori gabon në intervenim.
Në përballjen tjetër derbi në Gjilan, mes Dritës dhe Llapit, nuk ka gola në 45 minutat e parë.
Llapi po lufton që të kthehet i pamposhtur nga ky udhëtim i vështirë.