Futbollisti Milot Rashica me ekipin e Norwich-it nuk fitojnë pikën e parë as pas javës së tretë, duke u mposhtur kësaj radhe në stadiumin e tyre, "Carrow Road".
Ndeshje dramatike deri në pikën e fundit, Leicester City ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Norwich-it.
Rashica u paraqit titullar, ndeshja e tretë e tij por ende nuk po e gjen golin e parë dhe as pikën e parë me ekipin e tij.
Për Norwich-in shënoi Pukki (44'-nga penalltia) dhe për Leicester Cityn Vardy (8') e Albrighton (77').
Pas javës së tretë në Premier League, Lecester Cityt ngritët në vend të 8-të me 6 pikë dhe Norwich është i 19-ti me 0 pikë.