Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, nuk arriti më shumë se një pikë nga Manastiri.
Kuqezinjtë barazuan me rezultat 2:2 me Pelisterin, në takimin e javës së 5-të.
Ndeshje e luftuar deri në fund, por kuqezinjtë nuk ia dolën të marrin pikët e plota.
Për Pelisterin realizoi Jufo (39′ e 62′-nga penalltia) dhe për Shkëndijen Ramadani (9′) e Shala (77’).
Shkëndija renditet në vend të tetë me 6 pikë dhe Pelisteri në fund me 1 pikë.
Ky është barazimi i tretë për tetovarët nga pesë ndeshje dhe pika e parë për Pelisterin.