Skuadra Shqiptare Struga Trim & Lum kthehet me një pikë nga Kavadarci, duke barazuar me rezultat 1:1 me Tikveshin.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Hristov në minutën e 10-të.
Struga pas angazhimit të madh shmang humbjen falë golit të Skënderit në minutën e 80-të.
Pas javës së pestë, Struga TL mbetet pa humbje, me dy fitore e tre barazime, renditet në vend të tretë me 9 pikë, ndërsa Tikveshi është i 11-ti me 2 sosh.