Skuadra shqiptare Shkupi fare nuk tregoi mëshirë për rivalin e të njëjtit qytet, Skopjen, duke e shkatërruar me rezultat 4:1, në takimin e javës së pestë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Shkupjanët janë lider i ri, duke tubuar 10 pikë dhe lënë pas vetes Akademia pandev po ashtu me 10 pikë.
Skopje renditet në vend të nëntë me 5 pikë.
Futbollistët e Shkupit treguan lojë të madhe dhe me plotë meritë shënuan fitore të thellë.
Për Shkpçin shënuan Radeski (27’), Hamidi (47’) e Adetunçi (50’ e 59’). Mysafirët shënuan golin në fund të takimit.