Futbollisti Remzi Selmani është autor i golit për Renovën, e cila si vendas barazon me rezultat 1:1 me Rabotniçkin nga Shkupi.
Në minutën e 24-të, Selmani kaloi në epërsi skuadrën shqiptare, por nuk vonoi shumë dhe u shkaktua penallti për mysafirët pikërisht në minutën e 34-të.
Stankovski (35’) ishte i pagabueshëm nga penalltia dhe i solli një pikë skuadrës nga Shkupi.
Renova u mundua deri në fund por nuk ia doli që të shënojë golin e fitores. Pas javës së pestë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Renova renditet në pozitën e pestë me 8 pikë aq sa ka edhe Rabotniçki një vend më poshtë.