Largimi i mundshëm i Kylian Mbappe ishte pika kryesore e bisedës në konferencën për shtyp të së shtunës të Mauricio Pochettinos, përpara ndeshjes së Paris Saint-Germain kundër Stade de Reims të dielën.
Argjentinasi zbuloi se Mbappe nuk i kishte thënë se dëshiron të largohet nga “Parc des Princes.”
"Jo, ai nuk ka thënë se dëshiron të largohet nga PSG," tha Pochettino, kur u pyet nëse sulmuesi i kishte thënë lamtumirë skuadrës tashmë.
"Ai po stërvitet mirë, siç bën gjithmonë. Presidenti ynë dhe drejtori sportiv tashmë kanë shpjeguar qëndrimin e klubit në këtë situatë."
Pochettino madje sugjeroi që Mbappe mund të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen kundër Reims.
"Unë këmbëngul, ai po bën mirë dhe po përgatitet për ndeshjen e nesërme," tha trajneri.