Malisheva sot tregoi se rastësisht nuk mori pikë në javën e parë kundër kampionit në fuqi, Prishtinës, ndërsa si mysafirë në Therandë e deklasoi me rezultat 3:1 Ulpianën nga Lipjani, e cila si vendas luajti në Therandë.
Në minutën e 30-të, Hasan Hyseni e hapi serinë, me golave, duke e shkundur portën e Ulpianës.
Ai realizon gol të bukur nga distanca, pasi edhe portieri Blakçori gabon në intervenim. Pjesa e dytë ishte fatale për Ulpianën, pasi që pësuan edhe dy gola tjerë.
Në minutën e 56-të Stullçaku shtoi epërsinë (0:2) dhe tre minuta më vonë Hyseni shënoi golin e dytë të tij në ndeshje, për 0:3.
Në minutën e 63-të, Silvester Shkalla ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Ulpianën me një lojtar me pak.
Në minutën e 90+5 Ulpiana ngushton humbjen në 1:3 me golin e Santos.
Malisheva kryeson me 4 pikë pas dy jave në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Ulpiana zë pozitën e 9-të me 1 sosh.