Në prani të anëtarëve të Komisionit të futsallit, koordinatorit për futsall, komisarit të garave dhe përfaqësuesve të ekipeve të Superligës është bërë tërheqja shortit për kampionatin e ri 2021/22. Në takim është biseduar po ashtu edhe për tema të ndryshme:
mbarëvajtja e garave 2021/22; si të avancohet futsalli, formimi i Ligës U19-ve, si dhe çështje të cilat i preokupojnë ekipet. Fati deshi që qysh në javën e parë të zhvillohet derbi ndërmjet kampionit në fuqi, Liqenit dhe Prishtinës.
Edicioni i ri i garave në futsall nis më 24 shtator.
Çiftet komplete të javës së parë:
Rahoveci 2019 – Malisheva
Liburni – Peja
Liqeni – Prishtina
Vitia – Prishtina 01
BB Llapi – Drenica 1